Përfundojnë tri ndeshjet e Superligës me këto rezultate

Përfundojnë tri ndeshjet e Superligës me këto rezultate

Kanë përfunduar tri ndeshjet e javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll të cilat ashtu siç u paralajmërua sollën lojë mjaft interesante.

Padyshim vëmendja ishte në Skenderaj ku u përballën Drenica e Dukagjini. Skuadra nga Klina ka marrë pikët e plota duke shënuar fitore e rezultat 0:1 me golin e Arbër Shalës.

Fitore të madhe ka marrë edhe Malisheva në luftë për ekzistencë ku e ka mposhtur Ulpianën me rezultat 1:0.

Në anën tjetër Gjilani pa telashe e ka mundur Feronikelin me rezultat 5:1 për ta vazhduar kështu luftën për titullin e kampionit. 

Related Articles