Filiz Mustafa, kandidat i VV-së për Dragashin

Filiz Mustafa, kandidat i VV-së për Dragashin

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Filiz Mustafës për kryetar të Komunës së Dragashit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”, LVV bëri të ditur se kandidatura e Mustafës u prezantua në prani të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Në një komunë me potencial të madh natyror, bujqësor dhe turistik si Sharri, prioritet i qeverisjes tonë do të jetë ndalimi i migrimit masiv të të rinjve, zhvillimi i infrastrukturës, mbështetja për fermerët, përmirësimi i shërbimeve arsimore dhe shëndetësore, si dhe forcimi i pjesëmarrjes së të rinjve dhe grave në jetën publike”, thuhet në njoftim.

Vetëvendosje thekson se beson në rëndësinë e ndryshimit në nivel lokal për të siguruar drejtësi dhe zhvillim të barabartë në të gjitha pjesët e vendit.

“Me Filiz Mustafën në krye të komunës, qytetarët e Sharrit do të kenë një udhëheqës të denjë, që i dëgjon, i përfaqëson dhe i shërben me përgjegjësi”, përfundon njoftimi.

Related Articles