Fillojnë punën 85 inspektorë të rinj të AUV-it

Fillojnë punën 85 inspektorë të rinj të AUV-it

85 inspektorë të rinj të angazhuar për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID 19 kanë filluar punën sot, raporton Gazeta “Enigma”.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë, drejtori ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Flamur Kadriu, u uroi mirëseardhje 85 inspektorëve të rinj duke shprehur gatishmërinë për mbështetje në punë, ndërsa kërkoi angazhim maksimal qe bashkë me institucionin tjetër ligje zbatues për mbikëqyrje të masave Policinë e Kosovës do të bartni mbi supe menaxhimin për mbikëqyrje të masave.

“Përveç aspektit mandator ligjor të detyrës në punë, duhet ta keni edhe ndjenjën e përgjegjësisë humane morale qe të kryejnë detyrat me përgjegjësi sepse keni mision në ruajtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Kjo është detyra dhe misioni me i rëndësishëm qe mund ta keni ndonjëherë”, bëhet e ditur në njoftimin e AUV-it.

Related Articles