Ka filluar marshi për Lulzim Fejzullahun, i cili u rrah për vdekje në Podujevë. Të dyshuar për këtë janë dy të mitur.
Marshuesit janë nisur nga vendi ku ndodhi ngjarja, për të shkuar kështu deri te Komuna e Podujevës.
Prezente aty është edhe njësia policore, shkruan Tëve1.
18 vjeçari, u rrah brutalisht më 14 janar, ku pastaj ka vdekur në QKUK, pasi nuk arriti të përballonte lëndimet e marra në tru.
Për këtë rast dy të miturve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, nga Gjykata Themelore në Prishtinë.