Policia jep detaje për djegien e veturës së Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Leposaviq

Policia jep detaje për djegien e veturës së Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Leposaviq

Policia ka dhënë detaje rreth rastit të djegjes së veturës së Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Leposaviqit, Gorski Guriq

“Sipas informative fillestare cak i djegies ka qenë vetura e tipit Fiat Punto, me targa të Republikës së Kosovës. Në këtë rast raportohet që ankuesi është mashkull serb (Kryetar i Kuvendit në Kuvendin Komunal në Leposaviq”.

“Në afërsi  të veturës te motori është hasur një shishe plastike dhe një leckë e cila kundërmon në benzinë e që dyshohet se është vendosur si ndezës për ta djegure veturën”, njofton policia.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, si dhe është njoftuar prokurori kompetent me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti “zjarrvënie” për procedura të mëtejme hetimore.

Related Articles