Donald Trump është ish-presidenti i parë në histori që përballet me akuza penale – dhe tashmë ka hyrë në një sallë gjyqi në Nju Jork për t’u gjykuar dhe pritet të deklarohet i pafajshëm.
Detajet për më shumë se 30 akuzat me të cilat ai përballet do të zbulohen kur aktakuza e jurisë së madhe të zbardhet. Aktakuza rrjedh nga një hetim në lidhje me një pagesë të parave që i është bërë aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës.
Mediat amerikane nuk do të jenë në gjendje të transmetojnë aktakuzën drejtpërdrejt, tha një gjykatës të hënën mbrëma, duke hedhur poshtë një kërkesë nga disa organizata mediatike, përfshirë CNN.
Megjithatë, pesë fotografë do të lejohen të bëjnë fotografi të Trump dhe sallës së gjyqit përpara se të fillojë seanca.