Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga sot ka filluar shpërndarja e 140 mijë vaksinave kundër gripit sezonal, raporton Gazeta Enigma.
Sipas MSH-së, kategoritë me prioritet për vaksinim kundër gripit sezonal janë: qytetarët mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe lehonat, personeli shëndetësor dhe fëmijët me indikacione shëndetësore.
“Koha për VAKSINIM është TANI, sepse vaksina ju mbron juve dhe njerëzit përreth nga gripi sezonal si dhe e ul ngarkesën e sistemit shëndetësor gjatë pandemisë Covid-19. Secila komunë do të informoj qytetarët e saj për oraret dhe qendrën e vaksinimit kundër gripit sezonal”, thuhet nga MSH. /Gazeta Enigma.