Fillon asfaltimi në rrugën Gjilan-Bujanoc pas disa muajsh punime të ngadalshme

Fillon asfaltimi në rrugën Gjilan-Bujanoc pas disa muajsh punime të ngadalshme

Ka filluar sot asfaltimi i rrugës Gjilan-Bujanoc, rrugë e cila ishte në gjendje të keqe për disa muaj, ku bëri që edhe të organizohen protesta për të përshpejtuar punimet, raporton Gazeta Enigma.

Ngecje disa mujore janë hasur në realizimin e këtij projekti i cili  e vështirësoi qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë, ku edhe siguria e vozitësve vihej në pikëpyetje.

Drejtori i Shërmbimeve Publike, Mentor Mihovci, pati deklaruar për Enigmën se rruga Gjilan-Bujanoc do të jetë e qarkullueshme deri në fund të qershorit. /Gazeta Enigma

Related Articles