Filluan xhirimet, jeta e Ferdonije Qerkezit do bëhet film

Filluan xhirimet, jeta e Ferdonije Qerkezit do bëhet film

Kanë filluar xhirimet e filmit ‘Pritja’, që bazohet në jetën e nënës Ferdonije Qerkezi nga Gjakova, ka thënë për gazetën “Enigma”, producenti Edi Kastrati.

Sipas tij, xhirimet e filmit të metrazhit të shkurtë artistik kanë filluar, në të cilin përshkuhet një pjesë e golgotës së popullit shqiptar nëpër të cilin ka kaluar, si dhe ‘dhëmbjes së pafundë krenare’ nëpër të cilën po vazhdon të kalojë. Përmbajtja e filmit mëton të shpërfaqë pjesë të plagës sonë të madhe nga lufta e fundit, gjegjësisht fatin e të pagjeturëve në Kosovë, të cilët përshkruhen përmes pasqyrimit narrativ të nënës Ferdonije Qerkezi, rolin e së cilës e luan, Arta Muçaj.

Skenarin e filmit e ka shkruajtur Artan Korenicës, i cili njëherit bënë edhe regjinë e tij, ka njoftuar producenti Kastrati, sipas të cilit, tërësia strukturore e filmit paraqet realitet e hidhur të të gjithë atyre që akoma presin më të dashurit e tyre.

Kastrati tha për gazetën “Enigma” se filmi është mbështetur nga QKK – Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Drejtoria Komunale e Kulturës në Gjakovë. Ndryshe, nëna Ferdonije vuan ende mungesën e bashkëshortit dhe 4 djemëve të zhdukur nga forcat serbe më 1999, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sot ishte kllapa e parë e filmit “Pritja” me regji dhe skenarë të Artan Korenica, me aktoren Arta Mucaj me producent Edi…Posted by Edi Kastrati on Sunday, May 30, 2021

Related Articles