Një person gjuan me armë drejt një kombi-busi me udhëtarë në Gjakovë

Një person gjuan me armë drejt një kombi-busi me udhëtarë në Gjakovë

Një person dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri drejt shoferit të një kombi-bus, në të cilin kishte edhe udhëtarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:22 në Gjakovë, saktësisht në rrugën “Gaspër Karaqi”.

Sipas Policisë dy plumba qëlluan kombi-busin, por nuk pati të lënduar. I dyshuari është ende në arrati dhe policia po merret me rastin.

“Ju njoftojmë se me datë 30.05.2021 rreth orës 19:22 në rr. “Gaspër Karaqi”, kemi marrë informatë se një person i panjohur me veturë ‘Opel Omega’, ngjyr hiri, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës A.K. i lindur në Klinë, banor i Gjakovës, ku i njëjti ishte duke drejtuar kombi-busin e kompanisë së transportit të udhëtarëve “Ylli”. Dy predha kanë goditur kombi por fatmirësisht nuk kemi asnjë person të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles