Filmi i titulluar “Omicron” që po tmerron njerëzit

Filmi i titulluar “Omicron” që po tmerron njerëzit

Varianti i ri Omicron ka lënë njerëzit në gjithë botën të shqetësuar teksa nuk dihet ende shumë për të.

Në mesin e shumë njerëzve ka nxitur panik, sidomos kur gjetën se ekzistonte një film i vitit 1963 me të njëjtin emër, ata u tmerruan.

“Po shkojmë drejt ferrit”, ka shkruar një person në Twitter bashkë me posterin e filmit.

Filmi nuk ka të bëjë asgjë me virusin. Nuk përmendet pandemia dhe e vetmja arsye pse njerëzit po flasin për të është për shkak të emrit të njëjtë me variantin. Filmi paraqet një alien i cili pushton trupin e një njeriu që të marrë informacione rreth Tokës e për ta bërë më të lehtë pushtimin e planetit./Gazeta “Enigma”/

Related Articles