Financimi i partive politike, kërkohet publikimi i burimeve të sakta e të bëhet auditimi i rregullt

Financimi i partive politike, kërkohet publikimi i burimeve të sakta e të bëhet auditimi i rregullt

Ndonëse plotësim-ndryshimi që i është bërë Ligjit për financimin e partive politike, këto të fundit thonë se pos raportimit dhe auditimit, është shumë më rëndësi që të shmanget informaliteti i financimit të subjekteve politike.



Partitë politike në vend, thonë se Kosova ka bazë ligjore për sa i përket rregullimit të Ligjit për financimin e partive politike.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se Ligji i iniciuar në kohën e Qeverisë Haradinaj është i gatshëm, teksa shton se ka edhe opinion të Komisionit të Venecias.

Ai thotë se AAK-ja është partia më transparente sa i përket kësaj çështjeje.

“Aspekti i financimit të partive politike trajtohet në një ligj të veçantë që e kemi trajtuar në Qeverinë Haradinaj, ku e kemi sjellë. Ligji për Financimin e Partive Politike ka edhe një opinion të Komisionit të Venecias në këtë temë”.

“Tepër është më rëndësi që financat e partive politike të bëhen transparente, AAK në vitin e kaluar ka qenë partia më transparente me menaxhimin më të mirë në raport të auditimit, edhe transparenca në financim të partive është transparencë e vet funksionimit të politikës në Kosovë”, tha Tahiri.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se rregullimi i kësaj çështjeje do ta shmangte informalitetin e financimit të partive në vend, raporton EO.

“Çështja e financimit të subjekteve politike rregullohet me një ligj tjetër të veçantë, siç është Ligji për Financimin e Subjekteve Politike, mendoj që Kosova ka bazë ligjore për sa i përket rregullimit të kësaj çështje”.

“Do të sillet në Kuvend edhe plotësim ndryshimi i këtij Ligji, megjithatë unë mendoj që përveç raportimit dhe auditimit, është shumë më rëndësi që të shmangim këtë informalitetin e financimin e subjekteve politike, të rrisim transparencën gjithsesi, por edhe të garantojmë që subjektet politike financohen nga burime të sakta e të ligjshme, sikurse që edhe raportojnë në KQZ dhe u auditohen raportet”, ka thënë ai./Gazeta Enigma/

Related Articles