Financimi komunal i aprovuar sot, nuk parasheh subvencionimin e komunave për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë

Financimi komunal i aprovuar sot, nuk parasheh subvencionimin e komunave për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë

Sot në mbledhjen e Komisioneve të Granteve, është aprovuar financimi komunal për periudhën 2024-2026, mirë po, aty nuk është paraparë të subvencionohen komunat për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë, raporton Gazeta Enigma.

Siç është paralajmëruar nga kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi, mos-subvenciomi i Komunave për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë, do të shkaktonte një kolaps në buxhetin e komunave, sidomos atyre të vogla.

“Do të ketë impakt në buxhetet e Komunave, e sidomos në ato të vogla. Të gjitha të hyrat nga tatimi në pronë, me ligjet në fuqi, përkthehen në projekte kapitale, në shumicën e këtyre projekteve, bëhen mjetet me të cilat komunat bëjnë përmirësimin e jetës së qytetarëve. Pra, të hyrat nga tatimi në prone, komunat bëjnë investime, si në rrugë, kanalizime, etj. Me një vendim të tillë, komunat do të  dëmtohen në buxhetet e tyre me rreth 4 milionë euro, pra 40%.” tha Sazani për Gazetën Enigma.

Për atë, AKK-ja ka dërguar kërkesë nga Parlamenti, të hyjë në lexim të parë, dokumenti i cili ata ia kanë dërguar disa ditë më pare, më kërkesën që të rimbursohen komunat për këtë falje.

Përderisa Ibrahimi thotë se ende nuk ka marrë një thirrje apo përgjigje rreth kësaj kërkese, sot me miratimin e financimit komunal për periudhën 2024-2026, del se një rimbursim i tillë, nuk parasheh të jetë në planprogram të këtij financimi nga Komisioni i Granteve.

“Në bazë të analizës së kolegjiumit të financave, mekanizëm ky i përbërë nga drejtorët komunal të financave del që falja nuk përfshihet në dokumentacionin e MFTP për financimin e komunave dhe nuk përfshihet as norma transitore ashtu siç e ka paraparë qeveria në plotësim ndryshimin e ligjit për tatimin në pronë”, tha Ibrahimi.

Ai tha se ky dokument, është në kundërshtim me projektligjin i cili pritet të miratohet në Kuvend.

“Është në kundërshtim ky dokument me projektligjin për tatimin në pronë i cili pritet të miratohet në parlament”, përfundoi ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles