Johan Schalin, shefi i Ambasadës së Finlandës në Kosovë, së fundmi ka folur rreth procesit të anëtarësimit të vendit të tij në NATO, shkruan GazetaEnigma.
Schalin theksoi se në rast se Finlanda arrinë të anëtarësohet në NATO, do të punojë që në të ardhmen që ta përkrah Kosovën në procesin e anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarake në botë.
“Unë mendoj se çdo vend merr vendimet e veta për sigurinë e tij, kështu që është e vështirë të japësh këshilla. Tani për tani, ne jemi shumë të fokusuar në rrugën tonë drejt NATO-s. E vërej që jemi ulur në Kosovë, gjatë kësaj interviste dhe Kosova nuk është anëtare e NATO-s, kurse shumë vende fqinje të saj janë”, tha Schalin, për Geopost, përcjellë GazetaEnigma.
Ndër të tjera theksoi se NATO ka një politikë të dyerve të hapura.
“Nëse Finlanda hyn para Kosovës në NATO, do të angazhohemi për të njëjtën politikë të dyerve të hapura siç ka vendosur NATO kolektivisht. Mendoj se në një moment në të ardhmen mund të jetë një zgjedhje që Kosova mund ta bëjë”, përfundoi Schalin./GazetaEnigma