Fisnik Asllani: Me padurim e pres marsin që ta sigurojmë botërorin

Fisnik Asllani: Me padurim e pres marsin që ta sigurojmë botërorin

Sulmuesi Fisnik Asllani, u shpreh shumë i kënaqur me barazimin ndaj Zvicrës.

Asllani deklaroi se tani do të përqëndrohet tek puna në klubin e tij Hoffenheim, ku synim e ka të shënojë edhe të asistojë.

“Jam shumë i lumtur. I tërë ekipi ka bërë punë shumë të mirë. Jemi shumë krenarë, kemi arritur një sukses të rëndësishëm. Do të kthehem te klubi, do të jap maksimumin. Dua të shënoj më shumë, të asistojë dhe do të shohim për transferim kur të vije koha. Në kualifikime jemi paraqitur shumë mirë. Mezi e presim marsin dhe të sigurojmë Botërorin”, ka thënë Asllani pas ndeshjes.

“Dardanët” barazuan 1:1 në “Fadil Vokrri” me Zvicrën në ndeshjen e fundit të fazës grupore të eliminatoreve për Botërorin 2026.

Kosova përfundoi e dyta në grupme 10 pikë dhe do të luajë në playoff.

Related Articles