Fitoi çmimin ‘Golden Boy’, Bellingham befason të gjithë duke zbuluar idhullin e tij 

Fitoi çmimin ‘Golden Boy’, Bellingham befason të gjithë duke zbuluar idhullin e tij 

Jude Bellingham fitoi çmimin e madh ‘Golden Boy 2023’ të ndarë nga prestigjiozja italiane Tuttosport.

Mesfushori anglez ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë, derisa ka thënë se për të qenë futbollisti i ri më i mirë në botë duhet ta ndihmosh edhe skuadrën.

“Faleminderit për ftesën dhe çmimin. Është nder të jem këtu sot, ku kanë kaluar kaq shumë legjenda. Jam shumë me fat për gjithçka që kam kaluar. Është e mrekullueshme të dëgjosh reagimet e shkëlqyera të botës ndaj meje.

“Për të qenë lojtari më i mirë në botë, nuk duhet vetëm të luash mirë dhe të shënosh gola, duhet të ndihmosh edhe ekipin”.

Anglezi u transferua nga Borussia e Dortmundit te Reali i Madridit gjatë afatit kalimtar të verës për 103 milionë euro dhe mund të thuhet se Florentino Pérez nuk është penduar për shumën e shpenzuar për 20-vjeçarin.

“Reali i Madridit është skuadra më e mirë në botë, unë jam shumë mirënjohës dhe kënaqem çdo ditë që kalon, të gjithë lojtarët me të cilët luaj janë të klasit të lartë”.

“Pritshmëritë dhe presioni janë në nivelin më të lartë, si në Madrid ashtu edhe në Angli, por unë jam shumë me fat që luaj futboll. Nëse jo, tani do të studioja në universitet. Falënderoj familjen time që më ka nxitur të luaj këtë sport që kur isha fëmijë, sepse pa futboll nuk do të isha i njëjti”, tha Bellingham.

Krejt në fund Bellingham ka zbuluar edhe idhullin e tij, duke thënë se Wayne Rooney ka pasur një ndikim të madh tek ai.

“Unë kam një listë shumë të gjatë idhujsh, por Wayne Rooney kishte një ndikim të madh tek unë”, deklaroi Bellingham. 

Related Articles