Fitoi ndeshjen e parë në Ligën Premier, por Norwich City shkarkon trajnerin Daniel Farke

Fitoi ndeshjen e parë në Ligën Premier, por Norwich City shkarkon trajnerin Daniel Farke

Norwich City ka konfirmuar se trajneri Daniel Farke nuk do të jetë më pjesë e klubit.

Daniel largohet nga ‘Kanarinat e verdha’ pas 208 ndeshjeve garuese dhe katër vjet e gjysmë në drejtim të skuadrës.

Ai iu bashkua klubit në verën e vitit 2017, duke e udhëhequr Norwich Cityn dy herë në Ligën Premiere.

Edhe ndihmësit e tij, Eddie Riemer, Chris Domogalla dhe Christopher John, janë larguar gjithashtu nga klubi.

Norwich sot ka marr fitoren e parë në Ligën Premiere duke e mposhtur Brendfordin me rezultat 2-1 si mysafir, ku gjatë gjithë ndeshjes luajti Milot Rashica.

Norwich aktualisht është në vendin e fundit në renditje me vetëm 5 pikë, aq sa ka edhe Newcastle një pozitë më lartë.

Related Articles