RB Leipzig mposht Borussia Dortmundin në derbin e javës në Bundesliga

RB Leipzig mposht Borussia Dortmundin në derbin e javës në Bundesliga

RB Leipzig ka shënuar fitore ndaj Borussia Dortmund me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 11-të në Bundesliga.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Christopher Nkunku, por gjuajtja e tij u ndal portieri Gregor Kobel.

Në minutën e 29-të erdhi goli i parë, kur Nkunku nuk mund të gabonte më pas pasimit të Josko Gvardiol për të shënuar për 1-0.

Në pjesën e parë nuk kishte më raste dhe vëmendja u kthye në pjesën e dytë.

Borussia Dortmund arriti të barazonte në minutën e 52-të, kur Thomas Meunier gjen Marco Reusin (1-1), i cili gjen rrjetën.

Por RB Leipzig nuk u ndal së kërkuari rikthimin e epërsisë. Nkunku kësaj radhe ishte asistues, kur gjen Yussuf Poulsenin që shënon për 2-1.

Deri në fund nuk kishte më ndonjë rast që ia vlen të theksohen.

Më këtë humbje Borussia Dortmund mbetet në vendin e dytë, por tani 4 pikë pas Bayern Munich, ndërsa Leipzig ngjitet në vendin e pestë.

Related Articles