Fitore 4:0 e Barcelonës

Fitore 4:0 e Barcelonës

Atë që nuk e ka bërë ekipi i futbollistëve po e bën ekipi i futbollisteve të Barcelonës. Barça të enjten mbrëma fitoi 4:0 në “Emirates” ndaj Arsenalit, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Ishte fitorja e pestë e futbollisteve të Barcelonës, që udhëheqin në grup me 15 pikë. Arsenali është i dyti me 9 pikë.

Barça e ka edhe një ndeshje, por tashmë ka siguruar çerekfinalen.

Aitana Bonmati shënoi golin e parë për Barçën. Dy gola të tjerë i realizoi Jennifer Hermoso, ndërsa Fridolina Rolfo shtoi një gol./Gazeta “Enigma”/

Related Articles