Djali i ish deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Lumbardh Salihu, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
“Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë, Lumbardh”, shkroi Abdixhiku.
Ndërsa ish banori i BBVK, është shprehur se “dashnia e parë e secilit shqiptar dorën në zemër është LDK-ja”. /Gazeta Enigma