Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi gjatë seancës plenare në Kuvend, ka folur për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ajo për Nagavcin tha se i ka fjalët shumë të mëdha, por sipas saj punët shumë të vogla.
Ndonëse ministrja nuk ishte e pranishme gjatë kësaj kohe në sallën e Kuvendit, deputetja pati një pyetje për të.
“Kam një reagim apo një pyetje për ministren e Arsimit, një pyetje konkrete sepse tani po del që fjalët i ka shumë të mëdha, por punët i ka shumë të vogla, dhe duhet me tregu se qysh e ka detyruar shefen e personelit në Qendrën e Studentëve më lëshu vërtetim për Ekrem Hajdarin, që nuk ka masë disiplinore në fuqi, pra kjo është shkelje e ligjit”, tha Bunjaku-Rexhepi. /Gazeta Enigma