Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij të mbajtur në Prizren për nderë të 145 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ka thënë se 10 qershori i vitit 1878, konsiderohet si fillimi i një udhëtimi të strukturuar politik të shqiptarëve, e i cili vazhdon dhe sot, raporton Gazata Enigma.
Ai ka deklaruar se me rëndësinë e saj historike dhe politike, Lidhja e Prizrenit i ka bashkuar si krerë institucionesh sot, siç i kishte bashkuar Lidhja shqiptarët dhe parinë e tyre atëherë.
“Duke qëndruar të lidhur mes nesh dhe duke ruajtur lidhjet tona me idealet politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ne ruajmë traditën e shëndoshë politike të angazhimit tonë të përditshëm, për të çuar përpara interesat tona politike gjithnjë si një komb evropian”, ka thënë mes tjerash Kurti. /Gazeta Enigma
Fjalimi i plotë: