Fjalimi i plotë i Thaçit në Speciale: Ky ishte çmimi i lirisë, jam gati të përballem me këtë sfidë

Fjalimi i plotë i Thaçit në Speciale: Ky ishte çmimi i lirisë, jam gati të përballem me këtë sfidë

Ish-presidenti i Kosovës, një ndër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, i akuzuar nga Gjykata Speciale për krime lufte, ka mbajtur sot një fjalim disa minutësh para trupit gjykues të martën.

Ai iu drejtua Dhomave të Specializuara në Hagë në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sinjali sjellë fjalimin e plotë të Thaçit:

Sot jemi duke nisur një rrugëtim së bashku, një rrugëtim drejt së vërtetës dhe drejtësisë, që janë parime të çmuara për mua. Më lejoni të shfrytëzoj këtë ,moment, se ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat ë kësaj lufte të tmerrshme, pavarësisht nga përkatësia. Viktima s’marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen.

Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Unë jam i pafajshëm për të gjitha këto akuza, por jam gati të përballem me këtë sfidë të re, do të kem sukses për familjen time, popullin dhe vendim tim.

Rruga drejt lirisë ishte e gjatë dhe e vështirë, isha student në Zvicër. Si shumë shqiptarë nga diaspora, edhe u ktheva për të ndihmuar vendin tim, iu bashkova rezistencës për lirinë.

UÇK përbehej nga njerëz të thjeshtë. Ata luftuan dhe shumë vdiqën trima heronj. Ky ishte çmimi i lirisë Mijëra familje humbën të dashurit e tyre në qindra masakre serbe. Kundërshtarët tanë ishin ushtria, policia dhe paramilitarët serbë.

Të nderuar, si rezistenca paqësore, ajo edhe e armatosur kishin të njëjtin synim, lirinë, shtetësinë dh rendin demokratik dhe pa atë rezistencë, sot Kosova nuk do të ekzistonte fare.

Qytetarët e Kosovës nuk donin luftë, kishin vullnetin për paqe, lufta iu imponua. Pra, ne Kosova ishim në anën e drejtë të historisë.

Kosova është rrëfim suksesi.

Gjatë këtij procesi, ne do të udhëtojmë prapa në kohë dhe ngjarje që kanë ndodhur 25 vite më parë. Mbamendja është e mjegulluar. Realiteti po ngatërrohet me opinione dhe agjenda të ndryshme. Spekulimet po shndërrohen në fakte. Emocionet, motivet apo mllefet politike nuk duhet të kuptohen si fakte në këtë sallë. Kjo vlen edhe për disa botime të pasluftës, të ekzagjeruara.

Si në çdo shoqëri, jo çdo bashkëluftëtar është edhe bashkudhëtar në proceset politike të pasluftës. Njerëzit mbajnë mend atë që duan të besojmë që është e vërtetë.

Më vjen keq që nuk do të kemi mundësi të dëgjojmë në këtë gjykatë dëshmitë e sekretares së Shtetit Madeline Albright, sekretarit të jashtëm Robin Kook, senatorit Robert Dolle, ambasadorit Richard Holbroke, të shefit të parë të UNMIK-ut në Kosovë, të presidentit Ibrahim Rugova, të Fehmi Aganit, të Adem Demaçit e liderëve të tjerë. Ata do të kishin dëshmuar në emrin tim për atë çfarë kam thënë e bërë gjatë asaj kohe të rëndësishme të historisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ne besuam në veten tonë për të qenë të lirë. Të gjithë në Kosovë e dinim që gjatë gjithë kohës, se pa ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe të SHBA-së nuk do të ishim të lirë dhe të pavarur.

Ne kemi mbështetur drejtësinë, sidomos atë ndërkombëtare. Kur raporti i Dick Martyt mbushi titujt e mediave ndërkombëtare me akuza të sajuara për trafikim organesh nga UÇK-ja dhe nga unë, unë menjëherë i kërkova Bashkësisë Ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia Ndërkombëtare tha se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë për akuzat për trafikim organesh. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi, se nuk kishte trafikim organesh dhe shtëpia e verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë që ne jemi shfajësuar nga këto akuza.

E vërteta është thënë dhe reja e zezë është hequr. Kjo sakrificë ia ka vlejtur. Unë pres që të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër në fund të këtij procesi. Unë besoj te Tribunali i Hagës, UNMIK, ELUEX, dhe Dhomat e Specializuara. Unë jam intervistuar nga këta mekanizma edhe në cilësinë e dëshmitarit dhe të dyshuarit.

Çdo bashkëpunim i imi me të gjithë këta akterë ndërkombëtarë ka qenë në interes të drejtësisë dhe plotësisht transparent qoftë në Prishtinë apo Hagë. Gjithçka tjetër që thuhet është e papranueshme. Prandaj askush nuk duhet dhe nuk mund ta shkruaj historinë, ky është çmimi i lirisë.

Unë besoj në paqe, të vërtetën, pajtim dhe drejtësi.

Unë besoj që ky proces do të jetë i drejtë, transparent dhe i shpejt.

Related Articles