Skuadra e Gjilanit mund të konsiderohet me fat në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës në javën e kaluar.
Gjilanasit do të ballafaqohet me Liepajën e kampionatit të Letonisë, që është themeluar para tetë vjetësh.
Liepaja kishte bankrotuar, por që nga viti 2014 është pjesë e rangut më të fortë të futbollit në atë shtet.
Në vitin 2015 u shpall kampion, ndërsa në vitet 2017 dhe 2020 e fitoi Kupën e Letonisë.
Nga edicioni 2016-17 merr pjesë në garat e organizuara nga UEFA. Arritja më e madhe ishte rundi i dytë i kualifikimeve në Ligën e Kampionëve, kur u eliminua nga Red Bull Salzburgu austriak.
Në sezonin e sivjetmë, Liepaja është në vendin e katërt me 36 pikë të grumbulluara në 17 ndeshje.
Ndeshja e parë e Gjilanit luhet më 7 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër skuadrës Liepaja të Letonisë.