Në manifestimin e “Flakës së Janarit” në Gjilan, do të mbahet Akademia tematike për vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 40-vjetorin e rënies së tyre.
Në këtë manifestim, që është i përvitshëm, pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, derisa Akademia do të fillojë nga ora 19:30.
Më 17 janar janë mbushur 40 vjet nga atentati ndaj vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës. / Gazeta Enigma.