Mosmbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë, reagon zëdhënësi i qeverisë

Mosmbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë, reagon zëdhënësi i qeverisë

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka folur për procesin e mosmbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Ai ka thënë se Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës u bën bashkë në mbrojtje të Kushtetutës.

Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Republikës së Kosovë u bënë bashkë në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë dhe praktikave të dëmshme të deritanishme”, ka shkruar Kryeziu.

Ndryshe, referendumi i Serbisë u mbajtë gjatë ditës së djeshme, ku Njësitet e Policisë e kanë përcjellur situatën në veri të Kosovës, kjo për shkak të protestave të mbajtura atje.

Një grup serbësh ishin mbledhur në orët e hereshme të mengjesit në Mitrovicën Veriore për të kundërshtuar mosmbajtjen e referendumit serb në Republikën e Kosovës.

Related Articles