Digjet restoranti “Guri i Zi” në Klinë, policia jep detaje

Digjet restoranti “Guri i Zi” në Klinë, policia jep detaje

Mbrëmjen e së dielës është përfshirë nga flakët restoranti “Guri i Zi”, në fshatin Vollnjak të Klinës, raporton Gazeta “Enigma”.

Ndonëse nuk u raportua për të lënduar, por si pasoj janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Me datë, 16.01.2022, rreth orës 23:20, Policia është informuar se ne fshatin Volljak-Klinë, një lokal është përfshirë nga flakët. Njësitet Policore menjëherë kanë dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, sipas zjarrfikësve, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme”, deklaroi Rugova. /Gazeta Enigma.

Related Articles