“Flamuri, pavarësia, bashkimi dhe liria”, Kurti uron nga Vlora shqiptarët

“Flamuri, pavarësia, bashkimi dhe liria”, Kurti uron nga Vlora shqiptarët

Kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në Vlorë në kuadër të Ditës së 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një prononcim të shkurtër për Euronews Albania, ai uroi shqiptarët për 28 Nëntorin duke thënë: “Gëzuar të gjithëve 28 Nëntorin, festën e bashkimit! Flamuri, pavarësia, bashkimi dhe liria”.

Ceremonia për Ditën e Pavarësisë u mbajt në “Sheshin e Flamurit” në qytetin e Vlorës.

Të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe  kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Related Articles