Serbia sonte po përballet me Anglinë në kuadër të Kampionatit Evropian, Euro2024.
Përveç hartës së Kosovës mbi ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe mesazhit provokues në të, pranë tifozerisë serbe është parë edhe një flamur rus.
E për këtë të fundit ka reaguar Agim Musliu, njohës i çështjeve të sigurisë.
Ai e ka quajtur si të pakuptimtë sanksionimin e Rusisë nga Evropa, duke iu referuar praninë e flamurit rus në stadium.
“Sanksionimi i Rusisë nga Evropa është i pakuptimtë! Pse të shqetësoheni? Flamuri rus në Euro2024 është sjellë nga serbët! Euro2024”, ka thënë Musliu. /Gazeta Enigma
Sanctioning #Russia by #Europe is pointless! Why bother? The Russian flag at Euro2024 has been brought by the #Serbs! #Euro2024 pic.twitter.com/smh17CSuzN— Agim Musliu (@agim_musliu) June 16, 2024