Flasin familjarët e Donjeta Pajazitit, pas dënimit me burgim të vrasësit të saj

Flasin familjarët e Donjeta Pajazitit, pas dënimit me burgim të vrasësit të saj

Pas vendimit të Gjykatës Themelore të Ferizajt, e cila e shpalli fajtor dhe e dënoi me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitajt, kanë folur familjarët e së ndjerës, raporton Gazeta “Enigma”.

Vëllau i të ndjerës, Shkëlqim Pajazitaj, e cilësoi si të drejtë vendimin për burgim të përjshetshëm, por hedhi dyshime mbi zbardhjen e plotë të rastit.  “Vendim i drejtë, por neve na ka mbetur merak kush ka qenë bashkëpuntor i tij. Ne pe kërkojmë motivin sespe kemi pas hyrje dalje me të, nuk po dimë pse e ka bërë këtë vepër”, tha ai.

Sipas vendimit të Gjykatës, Naser Pajazitaj, akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit – Komuna Deçan, në vendin e quajtur te ’’Kroni i Lajthisë”, duke qenë edhe me pare i dënuar për vepër penale të vrasjes së rëndë, me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyrë dinake dhe për motive të ulëta, ka privuar nga jeta viktimën D.P. nga po i njëjti fshatë, në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar në punë, në këmbë nëpër rrugën në drejtim të Strrellcit të Epërm dhe kur afrohet në afërsi të shtëpisë së N.J., kalon i pandehuri N.P. me veturën e tij, i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e me pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve të Strellcit, dhe kur arrin tek ’’Kroni i Lajthisë’’ e privon nga jeta me armë duke shtënë dy herë në kokë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse kufoma e viktimës është gjetur më 17.12.2015 në vendin e ngjarjes nga disa kalimtar të rastit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./Gazeta Enigma.

Related Articles