Flet babai i Triumf Rizës: “Liza” me bandën e tij e ka përndjek djalin tim për dy vjet

Flet babai i Triumf Rizës: “Liza” me bandën e tij e ka përndjek djalin tim për dy vjet

Gjatë ditës së djeshme, pas 16 viteve në kërkim u arrestua në Batllavë të Podujevës Ilir Abdullahu i njohur me nofkën “Liza”, i cili akuzohet se ishte një prej përgjegjësve kryesor për vrasjen e ish-zyrtarit policor, Triumf Riza, gjatë vitit 2007.

Për vrasjen e të birit, Shefqet Riza ka shpresat e tij se drejtësia do të vihet më në fund.

“Unë besoj që do të dënohet sipas ligjit. Përndryshe, strumbullari i krejt këtyre të zezave dhe vrasjes së Triumf Rizës, është Enver Sekiraqa. Ata po thonë nxitës, por në popull thonë më i keq është nxitësi se vrasësi”, tha ai.

Siç shprehet Shefqet Riza, “Lizën” e njihte mjaft mirë Triumfi i cili së bashku me bandën e tij e përndjekte.

“Djali im e njeh fort mirë sepse dy vjet e kanë ndjek për me vra Trumfin, vazhdimisht, me automjete, me skutera. Kado që është sillë nëpër Kosovë e kanë përcjellë”, tha Riza për T7.

“Ne vazhdimisht kemi probleme në forma të ndryshme, por ne nuk frikësohemi. Djali shkon në punë me përcjellje”, shtoi ai.

Related Articles