Aksident në mes dy veturave dhe një traktori në Rahovec, tre të lënduar

Aksident në mes dy veturave dhe një traktori në Rahovec, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura dhe një traktor.

“Rastin është duke e trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.

Related Articles