Flet Çitaku nga Haga: Pas kësaj vizite tek presidenti Thaçi, dolëm optimistë në ngadhnjimin e drejtësisë

Flet Çitaku nga Haga: Pas kësaj vizite tek presidenti Thaçi, dolëm optimistë në ngadhnjimin e drejtësisë

Nënkryetarja e parë e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku ka viztuar ish krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Ajo ka shkruar në Facebook se kanë vizituar Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin.

Përveç Vlora Citakut, ata i kanë vizituar edhe Bekim Çollaku dhe Abelard Tahiri.

Njoftimi i plotë:

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë krijuar historinë. Sfidat dhe pengesat që kanë kaluar në jetë kanë qenë shumëfish më të mëdha se sfida në të cilën po kalojnë sot. Ata nuk janë të burgosur. Ata po mbahen peng.

Megjithatë, edhe pas kësaj vizite tek Presidenti Thaçi, dolëm optimistë në ngadhnjimin e drejtësisë.

Bashkë me Arlindë, Bekimin dhe Abelardin.

Related Articles