Njëri nga dy të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, Dardan Krivaqa, është arrestuar pasdite.
Ekskluzivisht për Klan Kosova ka folur personi që falë tij, Krivaqa ka përfunduar në pranga, transmeton Gazeta Enigma.
Ai duke dashur që të mbetet anonim, ka thënë se ka qenë në kontakt me policinë prej momentit që e ka parë atë në fshatin Dardani të Ferizajt.
“Kam dashur ta ndalojë vet, por policia më thanë që të mos bëj asgjë sepse është person i rrezikshëm. Deri në vend të ngjarjes kam qenë këtu edhe pasi e kanë arrestuar. Kam qenë pasë policisë”, është shprehur ai.
“Kur e ka parë policin ka tentuar të largohet por nuk mundi të ikë. Është rrëzuar nga biçikleta dhe ka tentuar të ikë. Nuk është goditur nga vetura”.
Ndërkaq gjithë ngjarjen ka treguar se e ka parë edhe pronari i shtëpisë pranë së cilës u arrestua i dyshuari.