Qytetarët e Kosovës të cilët ishin arrestuar në Serbi, bëhet e ditur se tashmë janë liruar nga autoritetet serbe.
Rastin e ka konfirmuar familjari i tyre, Labinot Maliqi, i cili tha se pas seancës gjyqësore, të gjithë dolën të pafajshëm.
“Po, tash janë liruar. Jemi në Kurshumli duke ardhur me vëllaun dhe dhëndrin, pasi dy të tjerët s’i kemi njohur”.
Ai tha se vëllai e dhëndri i tij nuk janë në gjendje emocionale të flasin, teksa i kanë treguar atij se kushtet në burg ishin jo të mira.
“Hala s’kemi mundur të bisedojmë gjerësisht për trajtimin në burg. Momentalisht krejt çka me thanë ishte se ushqimi ka qenë jo i mirë dhe vendi ka qenë shumë i pistë”, tha Maliqi, për klankosova.tv.
Të katër të burgosurit janë mbajtur në burgun e Prokuples në Serbi, teksa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës iu ka bërë ftesë të gjithë kosovarëve që ta shmangin kalimin nëpër Serbi.