Ferizaj ka marrë fitoren e dytë në pranverë nga katër ndeshje ku kanë grumbulluar tetë pikë.
Skuadra bardhekaltër ka mposhtur Dritën me rikthim 2-1, në një ndeshje shumë të luftuar.
Trajneri kroat i Ferizajt, Andrej Panadic ka folur pas ndeshjes, duke përgëzuar futbollistët për angazhimin e madh.
“Përgëzoj lojtarët që kanë luajtur në tre ndeshjet e fundit. Kjo do të thotë shumë për ta. Kishim vetëm tri ditë për ta përgatitur ndeshjen dhe kjo nuk është e lehtë”.
“Ju e dini që ndeshjen e fundit e kemi luajtur para tri ditësh. Kemi mundur të bëjmë vetëm rigjenerim”.
“Dhe përsëri ka qenë prezent loja, zemra dhe përkushtimi i lojtarëve. Mënyra se si lojtarët e kuptojnë lojën është në nivel të lartë”.
“Kjo është skuadra që unë dua. Por vërehet edhe lodhja dhe nuk po mundemi ta japim atë që ne mundemi”, ka deklaruar Panadic.