Flet pronari i veturës që u sulmua Top Channel: Ma mori roja i hotelit në Tale

Flet pronari i veturës që u sulmua Top Channel: Ma mori roja i hotelit në Tale

Pronari i veturës që ishte vjedhur për sulmin ndaj Top Channel, Ramadan Nikolli, ka thënë se makina e tij ishte vjedhur nga rojtari i sigurisë së hotelit ku kanë qëndruar për pushime.

“Range Rover” u gjet i djegur me dy kallashnikovët e përdorur në krim brenda. Ai është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave.

Sakaq, përveç automjetit, të vjedhura kanë rezultuar edhe targat e mjetit. Sipas informacioneve zyrtare të dhëna nga Policia e Shtetit, targat “AA 456 HC” ishin vjedhur natën e ndërrimit të viteve në Tiranë.

Nga sulmi në Top Channel ka mbetur i vdekur roja i sigurisë. /Top Channel/

Related Articles