Flet protagonisti i golit: Merituam më shumë, prania e tifozëve na ndihmoi

Flet protagonisti i golit: Merituam më shumë, prania e tifozëve na ndihmoi

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadergjonaj, ka folur për medie pas përfundimit të takimit kundër Greqisë. Ndeshja përfundoi 1-1 ndërkohë që asisti i Hadërgjonajt ndihmoi në arritjen e golit të Vedat Muriqit në minutat e fundit.

Deçanasi tha se kjo pikë ishte e merituar, ndërkohë që tha se prania e tifozëve i ndihmoi shumë.

“Normalisht. Sidomos ishte hera e parë që kishim shikues pas shumë kohësh. Ishte dicka e vecantë që na kanë munguar shumë. Ndoshta nuk ka pasur shumë këtu por edhe prej shtëpive e di që ka pasur njerëz duke na parë. Besoj që e merituam barazimin. Definitivisht merituam më shumë. U duk si ëndërr kur na bënë 1-0 pak para pushimit. I thamë njëri-tjetrit që kjo ndodh në pushim. Futbolli ka rregullat e veta. Por besuam dha barazuam. Ishte ndeshja e tretë kundër grekëve dhe më së miri luajtëm këtu”, tha ai.

“Kemi pasur një fazë shumë të vështirë si ekip. Pasi humbëm ndeshjen kundër Maqedonisë, që ishte ëndrra e krejt popullit. Jemi munduar të ndryshojmë sistemin dhe të luajmë më mirë bashkë. Sot ishte një hap tjetër përpara. Tash e kemi drejtimin drejt Spanjës. E dimë cfarë ekipi janë ata. Por nëse luajmë si sot shpresoj në rezultat pozitiv.  E dimë që grekët janë defansiv shumë të mirë. E analizuam se nuk ishte e lehtë të krijojmë shanse. E dijmë se do të jetë e vështirë loja jashtë por ajo ndeshje është e largët për neve dhe fokusi është te Spanja”, shtoi ai.

Related Articles