Arrestimi i Hasan Dakajt nga Policia Serbe në janar,flet vëllau i tij Gëzimi
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj i arrestuar nga policia serbe në Merdarë, me 5 janar të këtij viti, teksa po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë.
Në javën e gjashtë të qëndrimit në një burg të Serbisë, Hasan Dakaj pranoi vizitën e parë nga familja.
Vëllai i tij, Gëzim Dakaj sot përmes një lidhje direkte në “Kosova Today” në Klan Kosova ka folur rreth vizitës së familjarëve.
“Gjendja shëndetësore jo e mirë e vëllait kur kanë kontaktuar me të. Ai ishte duke udhëtuar me vëllain për në Itali, pas liberalizimit të vizave. Po akuzohet për krime, si pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur ai.