Prej nesër nuk do të ketë shërbime higjienike në QMF-të në Prishtinë

Prej nesër nuk do të ketë shërbime higjienike në QMF-të në Prishtinë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka thënë se nga nesër qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë nuk do të kenë shërbime higjienike sepse kompanisë aktuale i ka skaduar kontrata sot.

Azemi tha se  disa herë kanë punuar pa kontrata mirëpo komuna nuk është përgjigjur për pagesa.

“Nga  nesër qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë nuk do të kenë shërbime higjienike fare , pasi që kompanisë aktuale sot i skadon kontrata ,dhe ne disa her kemi punuar edhe pa kontrata me qëllim që pacientëve tu lehtësojmë vizitat e tyre në qmf , por komuna asnjiher nuk është përgjigjur për pagesën tonë , andaj ftoj të gjithë punëtorët teknik në qmf e Prishtinës që mos të kryejnë asnjë shërbim pa u nënshkruar  kontratat me ne.Nesër Nora 10 .00 kryetari i Federatës  do të vizitoi QKMF në Prishtinë”, ka shkruar Azemi.

Related Articles