Flet zyrtari i Ballkanit, Idriz Hajrizi: Gjendja e Frashërit tani është mirë

Flet zyrtari i Ballkanit, Idriz Hajrizi: Gjendja e Frashërit tani është mirë

Derbi i xhiros së 27-t të Superligës në mes Gjilanit dhe Ballkanit është suspenduar, pas tollovisë së shkaktuar në fundin e ndeshjes.

Pas golit të shënuar nga portieri i Gjilanit, Enea Koliqi, i cili i barazoi shifrat në duelin kundër Ballkanit 1:1 në minutnë e 95-të, tifozë të skuadrës vendëse hynë në fushë.

Portieri i Ballkanit, Frashëri, në pamjet e publikuara nga transmetuesi i ndeshjes “Art Motion”, u kap për fyti nga një tifoz, e nga një tjetër u shqelmua derisa Frashëri ishte në tokë.

Në lidhje me këtë sulm të papranueshëm ka folur edhe zyrtari i Ballkanit, Idriz Hajrizi për Tëvë1, i cili tha se është në spital momentalisht me portierin e dëmtuar, Stivi Frashërin. Derisa shprehet se gjendja e tij tani është më mirë.

“Tani është kthjellur dhe po merr infuzion. Pastaj do të dërgohet në rezonancë”, tha Hajrizi.

Related Articles