Flori “akuzon” Alban Skenderaj për kopjim të këngës?

Flori “akuzon” Alban Skenderaj për kopjim të këngës?

Flori Mumajesi dhe Alban Skënderaj janë dy kantautorët më të njohur për momentin në estradkn shqiptare.

Dyshja përveç se kanë profesionin e njëjtë janë edhe miq më njëri tjetrin.

Së fundmi Albani ka lansuar këngën e re e cila titullohet “Isabel”.

E për këtë ka reaguar Flori duke kërkuar që të tjerët ta dëgjojnë këngën por me shaka duke e “akuzuar” për kopjim.

“Hap pas hapi Alban Skënderaj, mund ta kishe bërë edhe Nina 2 ose Ninabel”, ishte mbishkrimi i Florit ku kërkonte që të klikonin në këngën e Albanit.

E këtë postim e ka marrë me sportivitet Alban Skënderaj ku e ka ripostuar postimin e Florit në rrjetin e tij social.

“Me ty Isa, Isa, Isa ouu”, ishte mbishkrimi i Albanit në ripostim. /Gazeta Enigma/

Related Articles