Projektligji për Trustin në “duart e deputetëve” nuk përkrahet nga qeveria

Projektligji për Trustin në “duart e deputetëve” nuk përkrahet nga qeveria

Anipse projektligji për Trustin që mundëson tërheqjen e 30 përqind të kursimeve pensionale, ka rënë në duart e deputetëve për t’u miratuar, nuk po përkrahet nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratikë të Kosovës, Bekim Haxhiu ka insistuar sërish se kjo çështje duhet të marrë drejtim sa më parë.

Madje, Haxhiu ka akuzuar kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Armend Muja se ky i fundit qëllimisht po e zvarrit shqyrtimin e projektligjit për Trustin.

“Qeveria Kurti 30 ditë e ka mbajt Projektligjin për Trustin për  me dhanë një Jo, ndersa tani e dy javë Armend Muja është duke mos e trajtu Projektligjin për Trustin në Komision Parlamentar për  ta  dergu raportin me rekomandime për seancën e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Haxhiu për Gazetën Enigma.

Mes tjerash, Haxhiu tha se deputeti Muja dhe qeveria duhet t’i përgjigjen qytetarëve se sa milionë euro të Trustit të qytetarëve kanë blerë letra të qeverisë. Ai tutje thekson se Trusti edhe është i qytetarëve, e jo i pushtetarëve.

Deputeti Haxhiu thotë se projektligji iu është shpërndarë deputetëve me datë 27.04.2022, andaj sipas tij deputetët mund ta prolongojn miratimin e Projektligjit për Trustin deri më datë 25.05.2022.

“Unë dua të njoftoj të gjithë qytetarët se përkundër papërgjegjësisë se  pushteti dha manipulimeve të individëve të caktuar qe nuk kanë hallin e qytetarëve, Projektligjin për Trustin nuk mund ta prolongojnë me gjatë se data 25.05.202.Projektligji deputetëve iu është shpërndarë me 27.04.2022, andaj dita e 28 kur me se largu mud ta prolongojn miratimin e Projektligjit për Trustin është data 25.05.2022”, ka shtuar ai.

Ndryshe, qeveria më 21 prill kishte dalë kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, pasi sipas saj nuk i ndihmon kategorite në nevojë.

Në deklarimet e qeverisë thuhet se “edhe vet përqindja e fondit personal të tyre është e ulët”.

Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati, konfirmoi të martën se janë kundër një tërheqjeje të re nga Trusti. Sipas tij, kjo do ta rriste më shumë inflacionin dhe do të pësonin familjet e varfra.

Kujtojmë, në dhjetor të vitit 2020, Qeveria Hoti ua kishte mundësuar qytetarëve t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre. VV-ja atëkohë në opozitë nuk e kishte përkrahur vendimin, e as tash në pushtet nuk po e përkrah kërkesën e opozitës për tërheqje të sërishme. /Gazeta Enigma/.

Related Articles