Florian Marku kërcënon Luisetton: Duhet të ndihesh i frikësuar, jam “kafshë” ndryshe

Florian Marku kërcënon Luisetton: Duhet të ndihesh i frikësuar, jam “kafshë” ndryshe

Më datën 20 nëntor boksieri shqiptar Florian Marku do të rikthehet në ring për të zhvilluar duelin e radhës në karrierën e tij.

Do të jetë Jorick Luisetto boksieri me të cilin Marku do t’i provoj forcat dhe lajmi e ka konfirmuar vetë Marku në rrjetin social Facebook.

Tani, Marku ka lëshuar një video-mesazh në ‘Facebook’ përmes se cilit e ka kërcënuar rivalin e tij para duelit duke thënë se ai duhet të ndihet i frikësuar për shkak se do të përballet me një ‘kafshë’ ndryshe.

Konfirmohet kundërshtari ✅ Jorick Luisetto, bëhu gati për luftë???????????? 20 NENTOR LONDER Siguroni biletat tani para se Te jet von. 07446 444220 online Ubxr.co/markuPosted by Florian Marku on E diel, 31 tetor 2021

Ai gjithashtu ka shtuar se Luisetto nuk është përballur asnjëherë me një kundërshtar të kalibirit të tij.

‘Përshëndetje Jorick Luisetto, e kam një mesazh për ju. Duhet të jesh i frikësuar, do ta shohësh këtë më 20 nëntor se çfarë luftëtari jam unë. Do të shohësh gunga në kokën tënde. Do të shohësh një ‘kafshë’ ndryshe. Ju jeni përballur me shumë kundërshtarë në jetën tuaj, por jo me dikë sikur unë. Do ta shohësh’, ka thënë Marku në mesazhin e tij.

Related Articles