Në pikën e kalimit kufitar të Morinës gjatë kësaj fundjave, ka patur fluks të shqiptarëve të Kosovës dhe shtetas të huaj, të cilët zgjedhin Shqipërinë si destinacion të preferuar turistik, raporton Gazeta Enigma.
Prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana, bëri të ditur për ATSH-në se sot kanë hyrë në katër pikat e kalimit kufitar (Morinë, Shishtavec, Qafë prush dhe Qafë Marinë) gjithsej 16 560 shtetas të huaj me rreth 4158 mjete.
“Në pikën e kalimit kufitar në Morinë, është shënuar fluksi më i lartë i hyrjeve me rreth 1,5667 shtetas të huaj, më pas vjen pika e kalimit Qafë Morinë me 515 shtetas për të vijuar me Qafë Prushin, ku kanë hyrë vetëm gjatë ditës së sotme 310 shtetas të huaj dhe nga pika e kalimit kufitar në Shishtavec kanë hyrë 68 persona”, tha Kuçana.
Pushuesit nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën ku numri i tyre sa vjen e shtohet gjatë këtyre ditëve të qershorit. Pika kufitare e Morinës është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit./Gazeta Enigma/