Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se për shkak të kërkesave në qendrat e mjekësisë familjare, është shtuar numri I personelit.
“Të dashur banorë të Gjilanit, për shkak kërkesave të shumta në qendrat e mjekësisë familjare për shërbimin e trajtimit të gripit sezonal, ne jemi mobilizuar dhe organizuar për të ofruar shërbim sa më të shpejtë dhe efikas”.
“Sot është shtuar numri i personelit, e më parë edhe një ekip në QMF-në e lagjes Dardania. Ashtu siç jemi zotuar, ne do të qëndrojmë sa më afër jush, sepse mirëqenia e juaj është primare për ne”./Gazeta Enigma/