Sali Berisha lajmëron konferencë shtypi në selinë e PD-së

Sali Berisha lajmëron konferencë shtypi në selinë e PD-së

Dita e së shtunes në Shqipëri, ka qenë një ditë dinamike për anëtarët e Partisë Demokratike, shkruan Gazeta Enigma.

Ndërkohë, të ndarë në dy kampe, një pjesë e tyre ka qenë e pranishme në Kuvendin Kombëtar të thërritur nga kreu i PD, Lulzim Basha dhe një pjesë tjetër, në referendumin për shkarkimin e kryedemokratit, të thërritur nga Berisha.

Pas përfundimit të këtyre dy aktiviteteve, ish-kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar mbajtjen e një konference në orën 20:00.

Kjo konferencë për mediat, do të mbahet në selinë blu.

Nuk ka raportime mbi tematikën që do të diskutohet, por mendohet se ka të bëjë me zhvillimet e ditës së shtune./Gazeta Enigma/

Related Articles