Fluminense bën historinë, fiton ndaj Al Hilal dhe kalon në gjysëmfinalen e Kupës së Botës për Klube

Fluminense bën historinë, fiton ndaj Al Hilal dhe kalon në gjysëmfinalen e Kupës së Botës për Klube

Fluminense është skuadra e parë e cila ka prekur gjysëmfinalen e Kupës së Botës për Klube.

Gjiganti brazilian arriti këtë sukses pasi në çerekfinale shënoi fitore ndaj skuadrës nga Arabia Saudite, Al Hilal, me rezultat 2-1.

Fluminense kishte epërsinë nga pjesa e parë, me golin e Martinellit, në minutën e 40-të.

Me të nisur pjesa e dytë, Al Hilal barazoi rezultatin me Marcos Leonardo, i cili shënoi për 1-1, në minutën e 51-të.

Fluminense e kërkoi fitoren në këtë përballje dhe e arriti fal golit të Hercules, në minutën e 70-të.

Në gjysëmfinale Fluminense e pret fituesin e ndeshjes Palmeiras – Chelsea, e cila zhvillohet pas mesnate, duke filluar nga ora 03:00.

Related Articles