“Fluturon, fluturon Aridon Bllaca” – Portieri i Gjilanit me paraqitje të hatashme ndaj Ballkanit

“Fluturon, fluturon Aridon Bllaca” – Portieri i Gjilanit me paraqitje të hatashme ndaj Ballkanit

Sport Club “Gjilani” sot ka marrë një barazim mjaftë të rëndësishëm në luftën për t’i ikur zonës së barazhit.

Skuadra gjilanase barazoi ndaj kampionit në fuqi, FC Ballkanit, në Suharekë. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 22-të në Superligën e Kosvoës, raporton Gazeta Enigma.

Edvin Kuc për Ballkanin dhe Elvedin Heric për Gjilanin ishin golashënuesit e kësaj sfide.

Merita të jashtëzakonshme për këtë pikë të fituar në Suharekë ka edhe portieri me cilësi të jashtëzakonshme, Aridon Bllaca.

Portieri gjilanas arriti që t’i bëjë shumë pritje të mrekullueshme ku ua mohoi fitoren klubit nga Suhareka.

Gjithashtu edhe skuadra e Gjilanit kishte mundësi të mira që të kthehej në shtëpi me ‘gjah të plotë’.

Pavarësisht barazimit, Ballkani mbetet lider i Superligës me 45 pikë, dy më shumë se skuadra e Llapit e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër Gjilani renditet në pozitën e tetë me 22 pikë.

/Gazeta Enigma/

Related Articles