FMN: Normat e interesit ka të ngjarë të bien në nivelet si para COVID-it

FMN: Normat e interesit ka të ngjarë të bien në nivelet si para COVID-it

Normat e interesit në ekonomitë kryesore pritet të bien në të ardhmen për shkak të produktivitetit të ulët dhe plakjes së popullsisë, sipas një parashikimi, raporton BBC.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) thotë se rritja e kostove të huamarrjes ka të ngjarë të jetë “e përkohshme” pasi inflacioni i lartë të vihet nën kontroll.

Banka e Anglisë ka rritur normat e interesit që nga dhjetori 2021, duke i çuar ato nga 0.1% në 4.25%. Kjo ka rritur pagesat e hipotekës për shumë pronarë shtëpish.

Bankat qendrore në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Evropë dhe vende të tjera kanë ngritur normat e interesit për të luftuar normën e rritjes së çmimeve, e njohur ndryshe si inflacion.

Në Mbretërinë e Bashkuar, inflacioni është në nivelin më të lartë për gati 40 vjet për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe rritjes së kostove të ushqimit. Një numër faktorësh po nxisin inflacionin, duke përfshirë pushtimin rus në Ukrainë, i cili ka ndihmuar në rritjen e kostove të energjisë.

Megjithatë, në një blog, FMN-ja tha se “rritjet e fundit në normat reale të interesit ka të ngjarë të jenë të përkohshme”.

“Kur inflacioni të kthehet nën kontroll, bankat qendrore të ekonomive të përparuara ka të ngjarë të lehtësojnë politikën monetare dhe të kthejnë normat reale të interesit drejt niveleve para pandemisë”, thuhet tutje. Normat reale të interesit marrin parasysh inflacionin.

Megjithatë, FMN-ja nuk tha saktësisht se kur u vendos që normat e interesit të bien përsëri në nivele më të ulëta.

Related Articles